RRETH NESH

Alba sh.a. ka filluar aktivitetin e saj që prej vitit 1993. Në bazë të përvojës shumë vjecare në tregtimin e vajrave lubrifikante, kompania ka marrë statusin e distributorit eskluziv i produkteve nga Shell Lubricants B.V. që në vitin 2002. Sot Alba sh.a. është kompania më e madhe dhe e konsoliduar e vajrave lubrifikante në Shqipëri.

Ne zotërojmë magazina me sipërfaqe prej 2,500 m2 përkushtuar produkteve Shell Lubricants, produkte të mirënjohura në tregun Shqiptar. Në magazine mbahen gjëndje 150,000 mijë litra produkt që janë të disponueshme në ҫdo kohë. Kjo i jep mundësinë stafit tonë të tregojë gatishmëri të plotë në furnizimin e klientëve tanë në ҫdo kohë dhe me cilësi të lartë.

Alba sh.a bashkepunon me disa nga kompanitë lider në industritë e tyre shqiptare dhe të huaja. Partneriteti i suksesshëm shumëvjeҫar me këto kompani ka rritur nivelin e besueshmërisë ndaj produkteve tashmë mjaft të njohura të Shell Lubricants. Kjo është arsyeja pse klientët tanë të shumtë shtrihen në të gjithë hartën e Shqipërisë.

Stafi ynë i kualifikuar mund të asistojë për ҫdo pyetje dhe informacion rreth produkteve tona, përdorimit të tyre si edhe aplikimit përkatës. Gama e gjërë e produkteveqë ofrojme garanton siguri dhe cilësi të lartë në fushën e mjeteve konsumatore, të transportit si edhe ato industriale.

Synimi jonë është të gjejmë zgjidhjen optimale për klientët tanë pa bërë kompromis me cilësinë!


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home2/albaal/public_html/wp-includes/functions.php on line 3786